BE: Marrëveshja e Ohrit, thelbësore për demokracinë
Lajmin e bënë të ditur burime diplomatike, para përfundimit të takimit. “Ka pasur një dobësim të përgjithshëm të dialogut politik në vend”, vlerëson BE në dokumentin 12 faqesh, ku në masën më madhe përsëriten pëefundimet e samitit evropian të dhjetorit 2009. Aty rikujtohet edhe çështja e pazgjidhur e emrit, por theksohet se funksionimi dhe stabiliteti i institucioneve demokratike janë thelbësore për procesin e anëtarësimit.
Të njëjtat burime thanë se BE ka përmendur edhe problemet mes maxhorancës dhe opozitës rreth Rregullores së Parlamentit, kurse shprehet shqetësim ndaj apeleve për braktisje të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është cilësuar si “pjesë kyçe e kriterit politik dhe element thelbësor i demokracisë”.
“Jemi të shqetësuar nga disa udhëheqës politikë që kërkojnë braktisjen e Marrëveshjes së Ohrit. çdo dhunë apo kërcënim për dhunë janë të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e BE-së”, nënvizohet në dokument. Si fushë problematike sërish është përmendur gjyqësori, ku shprehen shqetësime për emërimet dhe pezullimet e fundit, procese që BE në të ardhmen do t’i vëzhgojë më nga afër.
Megjithë ligjet e shumtë të miratuar, BE vlerëson se korrupsioni mbetet gjerësisht i shpërndarë dhe përbën një problem serioz. Sipas tyre, paanshmëria politike në luftën ndaj korrupsionit mbetet thelbësore. Sa i përket administratës publike, BE kërkon që disa poste të shndërrohen nga të përkohshme në të përhershme. Pjesa më e madhe e kritikave të shprehura në takimin e shtatë të Këshillit për Asociim dhe Stabilizim, me siguri do të përfshihen edhe në raportin vjetor të Komisionit Evropian që do të bëhet publik në vjeshtë.