E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, më pak investitorë në kohën e Gruevskit

Sipas Raportit të fundit të Konfederatës për tregti dhe zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara (UNKTAD), Maqedonia ka më pak investime të huaja nga të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Investimet e huaja në vend janë gjithnjë në rënie që nga viti 2007. Vitin e kaluar, shuma e investimeve ka qenë 248 milionë dollarë, më e ulëta në rajon, në nivel të njëjtë me Kirgistаnin, Azerbajxhanin dhe Taxhikistanin. Nga ana tjetër, investimet në drejtim të kundërt - nga Maqedonia në vende të huaja janë vetëm 13 milionë dollarë.

Sipas të përditshmes maqedonase “Lajm”, rënia e investimeve të huaja përputhet me qeverisjen e Nikolla Gruevskit, i cili ka ardhur në pushtet në vitin 2006. Ekspertët vlerësojnë se shkaktar i ikjes së investitorëve të huaj është pikërisht kryeministri maqedonas, i cili gjatë “sundimit” të tij nuk është marrë aspak me çështjet ekonomike, por ka pasur interesa të tjera.

Nga vendet e rajonit në zhvillim, udhëheq Kroacia me dy miliardë e 600 milionë dollarë investime të huaja, që është dhjetë herë më shumë se sa Maqedonia. Në të njëjtën kohë, Kroacia gjithashtu edhe ka investuar më tepër në vendet e huaja - një miliard e 200 milionë dollarë. Pjesën më të madhe të investimeve në rajon e zë fusha e financave, e më pas të tregtia dhe komunikacioni.

INKTAD parashikon rritje të investimeve në Evropën Juglindore edhe gjatë këtij viti. Në nivelin botëror, si vende-destinacione të investimeve të huaja, udhëheqin vendet në zhvillim dhe tranzicion. Vitin e kaluar, këto vende kanë tërhequr gjysmën e investimeve të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›