E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite transparenca e bankave

Bankat nuk do të mund të ndryshojnë kushtet e kredisë në mënyrë të njëanshme, pa pëlqimin e konsumatorëve. Banka e Shqipërisë ka vendosur detyrime të forta ndaj bankave të tjera, lidhur me transparencën në llogaritjen e komisioneve dhe normave të interesit. Ky është vendimi më i fundit i Autoriteti të Mbikëqyrjes, i botuar në Fletoren Zyrtare, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda një jave.

Ndryshimet në rregullore vendosin gjithashtu edhe kufizime në penalitetin që klienti paguan në rast të shlyerjes së parakohshme të kredisë.

Kufizimet maksimale që vendos Autoriteti i Mbikëqyrjes për shlyerjen e parakohshme të kredisë, klienti të bëjë shlyerje përfundimtare ose të pjesshme të kredisë, gjithnjë duke paguar kostot që I sjell kjo shlyerje.

Ndryshimet që janë bërë vendosin disa kufij maksimalë. Kur shlyerja e kredisë në mënyrë të parakohshme, përkon me një vit, klienti do të pagujë 2 për qind, mbi shumën që i detyrohet bankës dhe për periudhën nën një vit, 1 për qind.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›