E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, 620 euro në muaj bursa për studentët shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme italiane edhe këtë vit do t’u ofrojë bursa studentëve shqiptarë për vitin akademik 2011-2012. Në total bëhet fjalë për 111 muaj bursash, ndërsa masa e secilës prej tyre do të jetë 620 euro në muaj. Bursat do të ofrohen vetëm për shtetasit shqiptarë, të cilët tashmë kanë një njohuri të mirë të Italisë dhe janë të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjet. Personat e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit që mund të dorëzohet deri në datën 2 maj 2011. Ky formular gjendet dhe duhet të plotësohet në adresën e internetit: http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/index.asp. Pasi të kenë plotësuar dhe dërguar nëpërmjet internetit formularët e tyre, shtetasit shqiptarë që nuk e kanë kaluar moshën 35 vjeç, do të paraqesin pranë Institutit Italian të Kulturës dokumentet që kërkohen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›