EULEX, në Kosovë deri në 2014-n

EULEX ne Kosove
EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë edhe dy vite të tjera. Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot tia zgjasë mandatin misionit EULEX në Kosovë deri më 14 qershor 2014.
Brenda 10, ditësh stafi i EULEX-it do të ketë 700 ndërkombëtarë më pak, kurse stafi lokal do të vogëlohet me 200 veta. Vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it e ka përshëndetur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
E mirëpres zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vjet të tjera. EULEX është duke bërë një punë të rëndësishme dhe të mirë në përkrahjen e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ashton inkurajoi autoritetet e Kosovës që ta shfrytëzojnë ekspertizën e EULEX-it. Në të ardhmen do të ketë nevojë që gjithnjë e më shumë përgjegjësi të merren nga autoritetet lokale, ka thënë Ashton.
Që nga 15 qershori i këtij viti, maksimumi i stafit ndërkombëtar të EULEX-it do të jetë 1 250 pjesëtarë dhe 1 000 pjesëtarë lokalë.