E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Duam kandidat politik në raundin e katërt

Share

Një nga deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kërkuar që në raundin e katërt Berisha të paraqesë një kandidat politik. Shtohen në këtë mënyrë zërat që kërkojnë futjen e Jozefina Topallit në garën për president. Paloka, duke folur për Mapo, thotë se pasi PS nuk pranoi konsensusin, është momenti që PD të prezantojë një emër politik.

Natyrisht ka një pengesë, ai quhet Ilir Meta. Ky i fundit ka pranuar të japë votat për presidentin, por jo për një kandidaturë politike. Shënjestra e Metës ka qenë Topalli. Aleanca mes Bashës dhe Metës ka arritur të pengojë Topallin, por duhet theksuar se edhe vetë Topalli, siç ndodh edhe me shumë demokratë, nën zë shfryn kundër LSI. Demokratët thonë se është LSI ajo që u dëmton imazhin, duke vepruar si një bandë hajdutësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›