E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi: Fatos Nano sbën dot katharsis

Share

Kryetari i PSV dhe njeriu që ka udhëhequr lëvizjen ‘Nano’ për rrëzimin e ish-kryeministrit Meta 10 vite më parë shprehet se Nano nuk duhet të sillet në këtë mënyrë, duke kërcënuar për t’u kandiduar president se s’bën.  Në një intervistë të botuar sot në gazetën Shqiptarja.com, Koçi thotë se Nano duhej kandiduar më 2007, tani s’ka vend as për parti as për Presidencë.

Nano kur nuk bëri dot katarsisin numër 1, s’ka asnjë shans për katarsis numër 2. Këtë e them në mënyrën më dashamirëse. Mbas 2005, Nano ka bërë shumë gabime që i kanë kushtuar jo vetëm atij, por edhe PS. Natyrisht kur them këtë s’dua të harroj se ndaj tij janë sjellë shumë keq dhe në mënyrë të papranueshme. Mendoj se PS duhej ta kandidonte më 2007. Ai ishte shansi për të dhe për PS. Raundi i tanishëm nuk ofron asnjë shans. Dhe ai s’duhet të lejojë që të tallet Berisha me ambicien e tij presidenciale, tha Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›