E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto e Naco betohen para Topit

Dy ministrat e rinj ne kabinetin qeveritar u betuan dje para Presidentit te Republikes Bamir Topi. Me doren e djathte mbi Kushtetute Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naco u betuan dhe moren zyrtarisht postet e tyre ne qeveri. Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekreteve perkatese nga sekretari i pergjithshem Aleksander Flloko si dhe pas betimit mbi Kushtetute te zotit Haxhinasto dhe zotit Naco Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi u dorezoi dy anetareve te Keshillit te Ministrave dekretet e emerimit duke u uruar suksese ne keto detyra te rendesishme thuhet ne njoftim zyrtar. Ne kete menyre zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme ne qeveri do te jete Edmond Haxhinasto ndersa ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes do te jete Nasip Naco. Ky ndryshim ne qeveri erdhi pas doreheqjes se Ilir Metes pas publikimit te nje videoje te pergjuar nga ish-ministri Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›