E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Ndërtimi i vendbanimeve izraelite, shqetësues

“Kundër sfondit shqetësues të zhvillimeve në terren në rrjedhën e vitit 2011, veçanërisht në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve, Bashkimi Evropian konfirmon angazhimin e tij ndaj zgjidhjes me dy shtete”, thanë ministrat në një komunikatë të përbashkët për shtyp në Bruksel.

Palestinezët kanë refuzuar të ulen të tryezën e bisedimeve me Izraelitët pasi këto të fundit refuzuan të ndalojnë ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara palestineze.

Ministrat e Jashtëm thanë se BE-ja “mirëpret përpjekjet e Jordanisë” dhe i kërkon palestinezëve dhe izraelitëve të rrisin bashkëpunimin në propozimet për kufijtë dhe sigurinë.

Komisionerja e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë, Katherin Ashton, do të udhëtojë të martën drejt Lindjes së Mesme ku do të takohet me kryeministrin dhe ministrin izraelit të Punëve të Jashtme si dhe me Presidentin dhe ministrin palestinez të Punëve të Jashtme. Ashton gjithashtu pritet të vizitojë edhe Rripin e Gazës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-24 11:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›