E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Ndëshkim maksimal për pedofilët

Propozimi Komisioni Europian kërkon tolerancë zero për abuzimet me të miturit

Komisioni Europian kërkon dënim maksimal kundër abuzimeve seksuale me të miturit dhe pedopornografisë. Një rregullore e re e propozuar nga komisioneria e Punëve të Brendshme, Cecilia Malmstrom, nëse do të mirëpritet nga Këshilli i Parlamentit Evropian do ti detyrojë të gjitha shtetet anëtare të ndëshkojnë penalisht sapo të kthen në atdhe, “tursitët e seksit” dhe ata që praktikojnë aktivitete të tilla si “grooming” (joshjen e të miturve përmes internetit). “Të abuzosh me të vegjlit do të thotë të kryesh krime të tmerrshme kundër fëmijëve dhe adoleshentëve. Këto veprime mund të lënë gjurmë përgjithmonë tek ata”, tha Cecilia Malmstrom. Masa më të ashpra janë kërkuar edhe kundër pedopornografia, dmth të imazheve ku tregohen abuzimet seksuale me të miturit. “Të shkarkosh dhe të shikosh amterial pornografik në internet nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes”, nënvizoi komisonieria suedeze. Studimet tregojnë se në Evropë një përqindje minorenësh, 10-20 për qind, është e ekspozuar në fëmijëri ndaj rreziqeve të dhunës seksuale. Disa lloje dhune janë në rritje. Në përgjithësi po rritet numri i sajteve me përmbajtje pedopornografike dhe çdo ditë shfaqen në internet rreth 200 imazhe të reja. Viktimat janë gjithmonë e në moshë më të re ndërsa materiali gjithmonë e më i dhunshëm.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›