E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Njohim vetëm kritere teknike për vizat

Budva

Qeveria shqiptare njeh vetëm kritere teknike si kushte për liberalizimin e vizave. Pavarëiosht zhurmës së opozitës dhe medias për një kushtëzim të mundshjëm të liberalzimit me krizën politike, ministri i Jashtëm Ilir Meta ka rikonfirmuar qëndrimin zyrtar sipas të cilit drejt lëvizjes së lirë, Shqipërisë i mbeten vetëm tri kushte me karakter teknik. Duke folur në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ) në Budva të Malit të Zi, numri dy i qeverisë shqiptare ka bërë prezent angazhimin e Tiranës zyrtare për plotësimin e pikave të udhërrëfyesit. “Përshëndesim propozimin e Komisionit Europian të bërë pak javë më parë për miratimin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe konfirmojmë përkushtimin për të vazhduar përpjekjet tona në përmbushjen e të gjitha kërkesave të mbetura, duke u përqendruar kryesisht në zbatimin e tyre të plotë dhe efikas, me qëllim që lëvizja pa viza të realizohet brenda këtij viti”, është shprehur zv.kryeministri shqiptar, që i ka rezervuar një falënderim të veçantë homologut të tij italian, Franco Frattini. Ai i është referuar konkluzioneve të Samitit të Sarajevës, i cili risolli në vëmendje angazhimin e BE për Ballkanin Perëndimor, brenda të cilit lëvizja e lirë është një hap që pritet të mbyllet brenda 2010. ndërkohë Meta ka vlerësuar punën e bërë nga NEQ, si një forum rajonal nga më të vjetrit, duke nënvizuar me këtë rast edhe përfaqësimin e domosdoshmë të Kosovës. Në përfundim të takimit është nënshkruar dokumenti me rekomandimet e paraqitura nga Grupi Ndërkombëtar i Ekspertëve që rregullon transformimin e NEQ në përputhje me zhvillimet e sotme.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›