“Lufta” Noizy-Stresi, dy ne pranga
Tirane-Dy muaj pas plagosjes me thike te 19-vjecarit Denis Dollapi, nje prej fansave te grupit reper Stresi, policia ka rene ne gjurme dhe ka mundur te arrestoje dy te kerkuarit per kete ngjarje. Burime zyrtare te policise se Tiranes, sqaruan se mengjesin e djeshem, u finalizua me sukses operacioni i koduar “OTR”, i cili perkon me emrin e grupit reper Noizy OTR. Specialistet e Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit ne bashkepunim me Seksionin e Operacioneve Speciale, arriten te kapin vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjec, te cilet ishin shpallur ne kerkim, si autore te plagosjes se 19-vjecarit Denis Dollapi. Te arrestuarit rezultojne te jene mbeshtetes te grupit Noizy, te cilet ne 28 prill qelluan me thike duke e lene te plagosur ne rruge, Dollapin, mbeshtetes i grupit rival te rep-it, Stresi. Vellezerit Kruda akuzohen per “Vrasje me dashje te mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga neni 76-22 e 25 te Kodit Penal.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen dy te arrestuarit, ka ndodhur ne 28 prill, prane Shkolles se Mesme “Sami Frasheri” ne Tirane. Pas nje sherri mes adoleshenteve nxenes te ketij gjimnazi, ka mbetur i plagosur me thike 15-vjecari Durim. V. Por konflikti nuk eshte mbyllur me kaq. Disa ore pas ngjarjes, shoket e 15-vjecarit e kane ndjekur nga pas kundershtarin Denis Dollapi, deri sa e kane arritur prane Bulevardit “Zogu i Pare” dhe e kane qelluar me thike ne trup. Me pas sulmuesit jane larguar menjehere, duke e lene te plagosur ne rruge. Dy te rinjte e plagosur kane marre plage te lehta ne trup, pa rrezikuar jeten.
Hakmarrja
Ajo qe ndodhi te gjimnazi “Sami Frasheri”, nuk u harrua lehte. Nje muaj me pas ne 23 maj, duke shfrytezuar eventin muzikor Top-Fest, qe po zhvillohej tek Pallati i Kongreseve, ku pjesmarres ishin dhe dy grupet muzikore Stresi dhe Noizy, mbeshtetesit e tyre, kane vazhduar “luften”, per t’u hakmarre. Nje prej djemve te grupit Stresi, eshte afruar me nje cante te zeze ne krahe dhe pasi ka nxjerre prej andej nje arme te tipit Skorpions, ka qelluar ne drejtim te mbeshtetesve te grupit te Noizy. I riu, i identifikuar me emrin Jetnis Dollapaj, ka qelluar disa here ne ajer per te krijuar frike dhe terror te grupi rival. Fatmiresisht nga te shtenat nuk ka pasur te lenduar, si dhe kane shpetuar mrekullisht edhe disa police qe ishin angazhuar per ruajtjen e rendit dhe qetesise gjate zhvillimit te spektaklit. Policia e komisariatit nr.1 shoqeroi disa persona, mes te cileve edhe autorin qe qelloi me arme, 24-vjecarin Jetnis Dollapaj, ndaj te cilit eshte marre menjehere masa e arrestit me burg.
Te arrestuar
Bexhet Kruda 20 vjec
Rigers Kruda 21 vjec