E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Çeki, diskutohet vendosja e një linje ajrore direkte

TIRANE - Shqipëria dhe Çekia ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e transportit, veçanërisht në atë hekurudhor.

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, si dhe ai i Transporteve të Çekisë, Pavel Dobeš, u takuan të hënën në Tiranë ku diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve dy palëshe në fushën e transportit.

Çekia vlerësohet se ka një nga eksperiencat më të mira europiane në sektorin e hekurudhave, eksperiencë që mund të jetë e dobishme, teksa Shqipëria po përgatitet të planifikojë investimet në këtë sektor, që prej kohësh është në një gjëndje jo të mirë.

Pikë tjetër e bisedimeve ishte dhe fillimi i operimeve ajrore direkte Tiranë-Pragë, si dhe lehtësimi i procedurave të dyanshme për këtë qëllim.

Takimi në fjalë ishte pjesë e axhendës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri çek, Peter Neças, që vizitoi sot Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Berisha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›