Amb. Ashan takon Berishën, vlerëson reformat
Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan S. Ashan, me rastin e marrjes së detyrës së tij.
Gjatë takimit Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve dhe qeverive dhe miqësinë e ngushtë e tradicionale që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk. Nga ana e tij, Ambasadori Ashan vlerësoi se "meritë të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve ka edhe miqësia e ngushtë e Kryeministrit Berisha me Kryeministrin turk Erdoan".
"Kryeministri Berisha ka një kontribut të jashtëzakonshëm për të konsoliduar, thelluar e zgjeruar edhe më tej miqësinë dhe bashkëpunimin me Turqinë", tha ambasadori turk. Në takim u vlerësua zgjerimi i ndjeshëm i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, gjatë katër viteve të fundit, në veçanti e investimeve turke në Shqipëri, të cilat shënuan një rritje nga 130 milionë dollarë në voitin 2005, në 860 milionë dollarë në fund të këtij mandati.
Në përfundim të takimit, dy personalitetet ripohuan se "do të angazhohen për forcimin dhe promovimin e miqësisë tradicionale dhe lidhjeve të ngushta midis dy vendeve, si dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të shkëmbimeve tregtare.