E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Biznesi partneritet të ngushtë me qeverinë

Kreu i METE-s Prifti tha se "qeveria shqiptare do të vijojë dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë me biznesin, si një ndër faktorët kryesorë për realizimin e objektivave të qeverisë, sikurse janë hapja e 160 mijë vendeve të reja të punës dhe rritja ekonomike dy shifore".

Duke u ndalur në disa nga objektivat e qeverisë në kuadër të partneritetit me biznesin, Prifti njoftoi hapjen e Bursës së Tiranës brenda 2 viteve të para të qeverisjes dhe kthimin e ALBINVEST-it në një "one stop shop" për biznesin e huaj. Ministri Prifti shtoi se biznesi i huaj do të mund të marrë të gjitha shërbimet, lejet, licencat pranë kësaj agjencie.

Në këtë drejtim, ai theksoi se do të bëhet e mundur krijimi i website-ve, të cilat do të përmbajnë të gjithë formularët e nevojshëm për biznesin për deklarimet dhe pagesat on-line. Presidenti i AmCham-it, Bay u shpreh se morëm angazhimin e qeverisë për të bashkëpunuar me biznesin. "Ministri i ri na premtoi se do të realizonte brenda 24 orëve takim me biznesin për çdo kërkesë serioze", tha Bay.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›