E Diel, 1 Nëntor 2026

ShBA dhe Britania kritikojnë enciklopedinë maqedonase

Pas kritikave të ashpra nga komuniteti shqiptar për tjetërsim të historisë dhe fakte të pabaza, vijnë edhe reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me enciklopedinë e re maqedonase e cila u publikua disa ditë më parë nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë.
Dy selitë diplomatike janë shprehur “të zhgënjyera” nga ky institucion dhe i kanë bërë thirrje të marrë masa për të përmirësuar kredibilitetin.

“Pohimet se oficerë amerikane kanë trajnuar ish-ushtarë te UÇK-së janë të pabaza dhe të turpshme. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet mbi një pohim të pabazë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Të njëjtat shkrime janë hedhur poshtë edhe nga ambasada britanike, e cila ka theksuar se nuk u ka bërë asnjë trajnim anëtarëve të UÇK-së.
(start/lajm)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›