E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Përmirësoni ndjeshëm zgjedhjet ose harrojini negociatat me ne. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarr për rekomandimet

Në një shkrim të publikuar në agjencinë e njohur të lajmeve EuropeanVoice, thuhet se Shqipëria rrezikon të mbetet akoma më mbrapa në ofertën e saj për të hyrë në BE. Agjencia citon një diplomat të thotë se nëse zgjedhjet nuk përmirësohen në mënyrë sinjifikative, Shqipëria nuk do ketë asnjë shpresë për të nisur negociatat e anëtarësimit as vitin tjetër. Agjencia shkruan se Shqipëria nuk ka mbajtur në këto njëzet vite asnjë palë zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme. Për më tepër, agjencia citon burime që thonë se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për të implementuar 12 rekomandimet e Komisionit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›