Reagimi i Greqisë për marrëveshjen e ujërave; Spahiu: Greqia cënon rendin juridik në Shqipëri
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu u shpreh sot se Greqia duhet të njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se e drejta ndërkombëtare për marrëveshjen e ujërave duhet respektuar.
Deklarata e Spahiut erdhi gjatë takimit me intelektualë të organizuar nga Aleanca Kuqezi.
Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka cilësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si të detyrueshëm.
Shteti grek është një vend anëtar i BE-së, ku nga parimet e respektimit të shtetit ligjor është ngitur gjithë BE. Të 27 vendet e BE nuk rrinë bashkë për shkak të gjuhës, historisë, fesë por rrinë bashkë për shak të rregullave dhe shtetit juridik që funksionon. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë në lidhje me papajtueshmërinë kushtetuese që ka marrëveshja për ndarjen e kufirit jugor, ndarjen territoriale të ujrave. Është detyrim i të gjitha institucioneve shqiptare dhe të huaja të respektojnë sovranitetin dhe rendin juridik në Shqipëri. Cdo lloj deklarate politke e cila vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese, me vendimet e gjykatave shqiptare, në mos respektim të frymës së të drejtës ndërkombëtare nuk bën gjë tjetër vecse cënon rendin juridik në Shqipëri,- nënvizoi Spahiu.