BE-Plani për klimën
Liderët e Bashkimit Evropian kanë përunduar bisedimet mbi një plan ambicioz, qëllimi i cilit është lufta kundër ndryshimeve klimaterike. Ky pla pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Pas samitit dyditor në kryeendrën politike evropiane, Bruksel, të 27 krerët e vendeve anëtare të BE-ë, kanë theksuar se kanë shpresë që legjislacoini të ratifikohet gjatë muajve të ardhshëm. Blloku i 27 vendeve anëtare të BE-së, kërkon të implementohet në masën 20 përqind reduktimi i grazërave deri në vitin 20202, i krahasuar me nivelet e vitit 1990. në këtë samit është diskutuar gjithashtu edhe disbalanca financiare, si dhe liberalizimi i tregjeve të energjisë në të gjitha vendet e bllokt evropian. “Jemi angazhuar të gijthë të përfundojmë negociatat mbi këtë paketë deri në fund të këtij viti dhe duke bërë një gjë të tillë ne ndërmarrim një hap shumë të madh përpara”, ka thënë për gazetarët pas samitit kryeministri slloven, Janez Jansa, vendi i të cilit mban presidencën e adhës të BE-së. “Jemi të bindur se kostot e këtyre masave do të jenë shumë më të vogla se në rastin në qoftë se nuk do të ndërmerrnim këto lëvizje”, ka thënë Jansa. Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se “Bashkimi Evropian ka kaluar një test të vërtetë”. Por, liderët e BE-së kanë thënë gjithashtu se kanë nevojë të vlerësojnë edhe koseguencat në idustritë intensive energjitike dhe se kjo mund të komplikojë negociatat. Disa vende të BE-së, si Gjermania dhe Franca, janë të shqetësuara rreth rivalitete ndërkombëtar ndaj bizneseve të tyre dhe kostot e vendeve të punës.