E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tibeti do liri

Tibeti është përfshirë nga tensioni i lartë, pasi protesta kundër Kinës (e e pushtoi në 1953 Tibetin) e qindra murgjve budistë u kthye në protesta të fuqishme. Ndërkohë, qindra persona u bashkuan me protestuesit kundër qeverisë kineze dhe më pas dyqane dhe automjete të forcave të rendit u digjën. Sipas njoftimeve nga agjensitë ndërkombëtare të lajmeve, protestat kanë pak ditë që kanë nisur, por se dje arritën kumin dhe se mendohet që ka disa viktima. Disa stacione televizive aziatike, si dhe rrjeti amerikan CNN, flasin për dy të vdekur, ndërsa agjensia e lajmeve Kina e Re, fliste për të plagosur që janë shtruar në spital për kurime. Dëshmitarët kanë thënë për agjensië e huaja të lajmeve se policia ushtarake ka ndërhyrë me forcë për të shpërndarë demonstruesit dhe se janë dëgjuar të shtëna armësh. Një rezident, që fliste nga afërsitë e Jokhang, një tempull i madh në qendër të kryeaqytetit, ka thënë se ka pasur tym gjithandej dhe se ishin dëgjuar të shtëna armësh. Për të shtënat kanë folur edhe shtetas amerikanë, sikurse ka bërë me dije Ambasada amerikane në ekin. Mësohet e tre tempuj budistë janë rrethuar nga mijëra ushtarë dhe murgjit e Sera, tempulli i dytë në krahinë, kishin nisur një grevë urie. Dy murgj të Drepung janë në kushte kritike pasi tentuan vetvrasjen, sipas Radio Azia e Lirë, që financohet nga Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Por, pas sulmit ndaj tempujve protestat shpërthyen dhe arritën një nivel, që nuk ishte parë në 20 vitet e fundit në këtë krahinë në veri-perëndimit të Kinës. Funksionarë të Patrisë Komuniste kineze dhe të policisë thanë se nuk kishin informacione për çka ndodhte në Lhasa dhe refuzuan të komentonin informacionet. Sipas Rario Azia e Lirë, përveç dy murgjve të vdekur, shumë të tjerë po kryejnë xheste të vetgjyqësisë për të protestuar kudnër rrethimit nga forcat e rendit të tempujve. Nga ana e tij, lideri tibetian Dalai Lama, ka kërkuar nga Kina të heqë dorë nga përdorimi i forcës. Përmes një deklarate të bërë në Dharamsala, në Indi, Dalai Lama ka thënë se ndihet “thellësisht i shqetësuar” për situatën në Tibet. Menjëherë kanë ardhur reagimet ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë është shprehur e shqetësuar për dhunën dhe i ka kërkuar Kinës të respektojë kulturën tibetiane. Edhe liderët evropianë kanë mbajtur një qendrim kritik ndaj Kinës për gjithçka ndodhi. Minsitri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, ka folur nga Brukseli, duke thënë se liderët e BE-së kanë miratuar një projekrezolutë e propozuar nga presidenca sllovene. Në këtë dokument dërguar Pekinit, këkrohet lirimi i të jgitha personave të arrestuar. :Kemi këkruar shumë qartë respektimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë Kushner për gazetarët.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›