Murdoch nuk është i aftë të drejtojë “News Corp”

Komisioni i përbërë nga deputetët mori në pyetje gazetarët dhe shefat e tabloidit tashmë të mbyllur “News of the World” sikurse edhe policë e avokatë për viktimat e përgjimeve.
Raporti i këtij komisioni ka arritur në përfundimin se Murdoch ka shfaqur “verbëri të paramenduar” lidhur me atë që po ndodhte në “News Corporation”.
Por, komisioni u nda gjashtë me katër, teksa torët refuzuan ta mbështesnin këtë raport duke e cilësuar si “përkrahës”.
“News Corp” tha në një komunikatë se po “rishikonte me kujdes” raportin dhe se do të përgjigjej shkurtimisht, duke shtuar se “kompania pranon gabimet e bërë në ‘News of the World’ dhe u kërkon ndjesë të gjithë atyre, privatësia e të cilëve është dhunuar”./Start/F. P/
2012-05-01 19:40