Panik në Athinë, shumë prostituta rezultojnë me HIV

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përgjatë dy ditëve të fundit, kreu teste mjekësore ndaj 100 prostitutave, 11 prej të cilave njoftohet se kanë rezultuar HIV pozitive.
Evangelos Liapis tha mëngjesin e së martës për “Skai”-n se QKPS ka intesifikuar testet mjekësore ndaj prostitutave në qendër të Athinës, duke shtuar se pjesa më e madhe e punonjësve të seksit nuk kanë akses në institucionet shëndetësore pasi punojnë në ilegalitet. Ai tha se rritja e numrit të personave të sëmurë me AIDS në vitet e fundit mund t’i atribuohet rritjes së prostitucionit, sikurse edhe rritjes së numrit të përdoruesve të drogës.
Liapis po ashtu tha se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka marrë mbi 1 000 telefonata qëkur bëri apel të dielën që të kryejnë testet e nevojshme të gjithë ata burra që kanë kryer marrëdhënie me një prostitutë, dhe veçanërisht për ata që kanë kryer marrëdhënie me një 22-vjeçare ruse, fotografia e të cilës u publikua nga policia pasi rezultoi me AIDS.
/Start/F. Prroni/
2012-05-01 19:59