Hagë:Tribunali refuzoi kërkesën e Sheshelit për lirim
Tribunali i Hagës sot në tërësi ka refuzuar kërkesën për lirim të të akuzuarit Vojisllav Sheshel, duke vlerësuar se me procesin e përfunduar të provave, Prokuroria ka paraqitur prova të mjaftueshme për të nëntë pikat e aktakuzës për krime lufte në Kroaci, Bosnjë Hercegovinë dhe Vojvodinë.
Sipas vendimit të cilin e ka lexuar gjyqtari kryesues, Zhan Klod-Antoneti, pos te tjerash, thuhet se janë paraqitur prova të mjaftueshme “se vullnetarët e Partisë Radikale Serbe dhe të Lëvizjes Çetnike Serbe kanë kryer krime, që theksohen në aktakuzë”.