Krasniqi :Mbikëqyrjes së pavarësisë, kur te jem i gatshem

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit, do t`i vij fundi kur institucionet e vendit do të jenë të gatshëm dhe të përgatitur t`i kryejnë punët të cilat u takojnë.
Këto komente Krasniqi i bëri pas takimit që ka pasur me ministrin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë, Dirk Niebel, duke mos dhënë ndonjë përgjigje të saktë se a janë të gatshme institucionet për një gjë të tillë.
Sipas tij, kur të vijë koha, institucionet e vendit do të merren vesh me ndërkombëtarët. Ndërkohë ka shtuar se të gjitha të arriturat e vendit janë bërë falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët, njoftojnë mediat.