BE: Protestat e VV të pa justifikueshme
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për dhunën e regjistuar në fundjavë në Kosovë, por e ka konsideruar protestën e Vetëvendosjes plotësisht të pajustifikueshme.
“Besojmë se protestat janë plotësisht të pajustifikueshme, sepse shkojnë kundër një parimi themelor të BE-së, qarkullimit të lirë të mallrave”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann.
Ai shtoi gjithashtu se BE po punon intenzivisht me Kosovën në mënyrë që të ketë qarkullim të lirë të mallrave, prandaj sipas tij është për të ardhur keq që qytetarët të protestojnë kundër kësaj.
Ndërkohë, Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të organizojë një aksion tjetër më 22 janar.