E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunaçek: Hetim të plotë ndaj dhunës së të shtunës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë protestës të së shtunës, duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.
 

“Do të ishte shumë e rëndësishme sikur të ndodhte një hetim i pavarur në lidhje me atë se si filloi dhuna dhe çfarë force është përdorur nga Policia e Kosovës. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se është përdorur vetëm gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por shumë njerëz janë lënduar dhe mua më vjen jashtëzakonisht keq për këtë”, ka thënë Lunaçek. Ajo u ka bërë thirrje drejtuesve të Vetëvendosjes që ta anulojnë protestën e 22 janarit, por, nëse ajo mbahet, atëherë Policia duhet të përdorë vetëm forcë minimale.
 

Më herët BE në një reagim të tij ka shprehur keqardhje për dhunën e regjistuar në fundjavë në Kosovë, por e ka konsideruar protestën e Vetëvendosjes plotësisht të pajustifikueshme, duke i cilësuar shkelje të parimit themelor të BE-së, atë të qarkullimit të lirë të mallrave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›