BE: Riktheni dialogun, kapërceni ngërçin

Këtë deklaratë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Tiranë e bënë gjatë një konference të përbashkët ku prezantuan prioritetet e Presidencës polake në BE për 6 muajt e ardhshëm.
“Shoh polarizim dhe mosbesim. Ajo që dua të shoh është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi drejt uljes dhe kjo pasi besoj se integrimi është një objektiv kombëtar për Shqipërinë. BE ka treguar qartë se është i gatshëm të ndihmojë në këtë proces dhe kemi besim se të gjitha palët do të luajnë rol në këtë proces”, tha kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekui.
Ai shtoi se 12 prioritetet që Komisioni Evropian i ka vënë Shqipërisë duhen plotësuar, dhe se progres raporti i KE-së për Shqipërinë është ende duke u përgatitur. “Komisioni Evropian po përgatit progres raportin dhe në 12 tetor do t’i dorëzohet ministrave të Jashtëm të BE-së. Pra progres raporti është ende duke u përgatitur. E rëndësishme është që ky proces të shihet si një prioritet kombëtar”, theksoi Sekui.
Kurse Ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, u shpreh se procesi i integrimit në BE kërkon devotshmëri”. “Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në këtë rrugë të vështirë, ashtu siç ka qenë edhe për ne. Kushtet për në BE janë të njëjta për të gjithë vendet dhe tashmë ka ardhur koha që të nisë dialogu politik pa tensione”, nënvizoi ajo.
Duke bërë një vlerësim të situatës politike në Shqipëri, ambasadorja polake tha: “Situata politike tepër e komplikuar në Shqipëri, me të cilën po përballemi, mund të zgjidhet. Kërkon thjesht që palët të ulen në një tavolinë, që të shmangen keqkuptimet që kanë ndodhur në të shkuarën. Nëse nuk ka dialog politik, do të ketë probleme të tjera që do të dalin”.
/Start/
2011-07-21 19:41