Durrës, plagoset rëndë pushuesi nga Prishtina

Policia lokale bëri të ditur se i lënduar ka mbetur shtetasi Visar Hajdari, 18 vjeç, banues në Prishtinë, i cili ndodhej me pushime në Durrës.
Ai është plagosur rreth orës 19.20 duke u dëmtuar rëndë në kokë, pasi është hedhur në ujë nga pista "Iliria". "Thellësia ka qenë e vogël dhe 18-vjeçari është përplasur me gurët pranë pistës. Ai u përcoll fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, por mjekët këshilluan një ndërhyrje më të specializuar në Tiranë", thanë burimet. "Sot në mëngjes gjendja shëndetësore e Visar Hajdarit nga Prishtina është e mirë", vijuan më tej. /Start/
2011-07-22 09:48