E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e jashtëm të Kartës së Adriatikut mblidhen në Tiranë

Në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Kartës së Adriatikut, do të zhvillohet sot në Tiranë, takimi i Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 dhe SHBA-së.
 

Në takimin e Komisionit të Partneritetit do të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, përfaqësuesi i SHBA-së, si dhe ministrat e punëve të jashtme të Kosovës dhe Serbisë.
 

Çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë takim janë siguria dhe bashkëpunimi si garanci për stabilitet rajonal e më gjerë; ecuria dhe përparimi i vendeve para Samitit të NATO-s në Chicago, si dhe çështje të tjera që lidhen me rritjen e mbështetjes publike për NATO-n duke angazhuar shoqërinë civile për integrimin Euro-Atlantik të Evropës Juglindore. Gjithashtu, në këtë Takim do të diskutohet mbi bashkëpunimin praktik të vendeve të A5 në fusha të ndryshme.
 

Në përfundim të takimit vendet anëtare të Kartës së Adriatikut do të dalin me një deklaratë të Përbashkët ndërsa pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›