BE: Rusia t`i adresojë mangësitë zgjedhore

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton i kërkoi Rusisë që të adresojë “mangësitë” në zgjedhjet të cilat e kthyen Vlladimir Putinin në Kremlin.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultateve paraprake”, ka thënë zëdhënësja e Eshtonit, Maja Kocijançiç, duke shtuar se BE ndan shqetësimet e shprehuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga OSBE-ja.
“Ne kemi vlerësimet e njëjta, dhe inkruajojmë Rusinë që të adresojë mangësitë”, tha Kocijançiç.
OSBE tha se fushata parazgjedhore ka anuar në favor të Putinit dhe zgjedhjet janë ndjekut me parregullsi proceduriale.