E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i pasurive, debate në komisionin e ligjeve

Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshshme do të drejtohet tashmë nga një bord drejtues dhe kryeregjistruesi. Me iniciativën e sjellë në kuvend, qeveria parashikon që ky inistitucion të jetë i pavarur dhe jo buxhetor. Por për opozitën ndryshimet e sjella në komision bëjnë që ky insititucion të jetë terësisht në varësi të Kryeministrit.

Megjithatë komisioni miratoi në parim këtë projekt vetëm me votat e mazhorancës. Ky projektligj propozon gjithashtu krijimin e Regjistrit të Pasurive të pa luajtshme, regjistrimi fillestar i pronës, si edhe garantimi i informacionit pas përfundimi të regjistrimit fillestar. Sipas relacionit të projektligjit ky projektligj i jep zgjidhje edhe problemit të regjistrimit të banesave të ndërtuara para vitit 1944 ose të vitit 1991, të cilat nuk figurojnë të regjistruara.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›