Privatizimi i Albpetrol ndryshon mënyrën e taksimit

Privatizimi i Albpetrol pritet që të ndryshojë mënyrën e taksimit të kësaj kompanie dhe do ti nënshtrohet një taksimi të njëjtë si të gjithë bizneset.
Gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë, zv.ministri Eno Bozdo u shpreh se duke pasur statusin e një kompanie shtetërore taksohej më pak për tatim fitimin si dhe përjashtohej nga disa lloje taksash.
Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin u shtynë për ditën e nesërme, ndërkohë që mbledhja e komisionit për privatizimin e
Albpetrolit u shoqëruan me debate. Ligji pë Privatizimin e Albpetrol ka kaluar më parë vetëm me votat e mazhorancës në Veprimtarinë Prodhuese.