E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Sequi Jam kunder protestave te dhunshme

Shefi i delegacionit te BE-se ne Tirane Ettore Sequi gjate nje seminari per paraqitjen e prioriteteve te presidences se re te BE-se u shpreh se protestat nuk perbejne asnje problem per sa kohe qe jane paqesore por jam kunder protestave te dhunshme. Ai nenvizoi faktin se protestuesit dhe forcat politike duhet te tregojne pjekuri.

Sequi i ka bere thirrje klases politike shqiptare te punoje ngushte per afrimin e vendit me Bashkimin Europian. Besoj se klasa politike shqiptare do te beje nje reflektim serioz mbi 12 prioritetet kyce. Kam besim se Shqiperia do te mobilizoje energjite e saj per tiu bashkuar BE-se. Ka sfida te medha si reforma zgjedhore dhe konsensusi per reformat e tjera qe nevojiten aq shume ka deklaruar Sequi.

Gjithashtu Sequi ka vleresuar si te nje rendesie te vecante heqjen e regjimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te zones Shengen. Une kam qene ne Shqiperi edhe me pare dhe e di se sa e rendesishme ka qene levizja e lire per qytetaret shqiptare ka pohuar Sequi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›