E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ kercenon anetaret e majte me perjashtim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka derguar shkresa Subashit dhe Lazes per te justifikuar mungesat ose do te zbatoje Kodin Zgjedhor qe parashikon zevendesimin e tyre


TIRAN - Perfaqesuesit e djathte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kane kercenuar koleget e tyre te majte me perjashtim per shkak te mungesave ne mbledhje. Duke iu referuar nenit 18 te Kodit Zgjedhor te djathtet e KQZ-se kane kerkuar informacione perse nuk jane paraqitur anetaret e majte Deshira Subashi dhe Artan Laze. Ne mbledhjen e radhes Kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se u ka derguar nga nje leter anetareve te majte per mungesen e tyre te perseritur. Sipas tij ende dy anetaret nuk kane kthyer pergjigje.


shte e rendesishme qe koleget te jene prezent. Ne jemi shprehur dhe ne disa mbledhje rresht ku me te vertete kemi kerkuar me domosdoshmeri kontributin e tyre. Ata dhane patjeter nje kontribut te spikatur ne mbledhjen e fundit ku u miratua buxheti i institucionit por perseri kemi nevoje per ta. Une kam komunikuar zyrtarisht me ane te nje shkrese ku i kerkoj zyrtarisht te me njohin me shkaqet e mungeses.


Menjehere sapo te marr pergjigjen do tua ve ne dispozicion - theksoi Ristani. Sipas kryetarit te KQZ-se arsyet e mungeses nuk duhet te jene politike pasi ne rast te kundert do te procedohet dhe per penalizmin ndaj tyre. Mungesa e tyre duhet te jete nje mungese objektive jo politike sepse ata nuk jane njerez politike jane profesional dhe kane te njejtin angazhim dhe detyrim per zgjedhjet e ardhshme ashtu sic i kam dhe une dhe pjesa tjeter e komisionit - tha Ristani.


Pavaresisht se jemi ne nje vit elektoral per kreun e institucionit qe merret me administrimin e zgjedhjeve mungesa e anetareve te majte nuk do te jete problem per funksionimin e ketij institucioni. Ristani u shpreh se KQZ mund te funksionoje edhe me kater anetare. Procedurat ne te tilla raste jane te parashikuara ne ligj dhe nuk e pengojne punen e KQZ - tha ai.


Edhe anetari tjeter i djathte ne KQZ Hysen Osmani kerkoi sqarime per mungesen e kolegeve qe sipas tij kane shkelur nenin 18 te Kodit Zgjedhor duke munguar per me shume se dy here. Mua me shqeteson mungesa e kolegeve te opozites.


Aktualisht mendoj qe mbledhjen tjeter te kemi nje informacion pse mungojne ose te na japin nje shpjegim pse mungojne. Une e di per zotin Varfi qe eshte i semure dhe une i uroj sherim te shpejte. Koleget e tjere nuk e di pse mungojne. Une mund te them qe eshte shkelur Kodi Zgjedhor konkretisht neni 18.


Ju lutem zoti kryetar dua arsyen pse mungojne koleget. Duke pasur parasysh se jemi afer zgjedhjeve duhet medoemos kontributi i kolegeve - tha Osmani. Shkarkimi i anetarit te KQZ-se behet me vendim te Kuvendit pas propozimit te KQZ-se per shkaqe te parashikuara ne Kod.


KQZ-ja eshte e detyruar te filloje proceduren per propozimin e shkarkimit jo me vone se 5 dite nga marrja dijeni per shkakun. Nese brenda ketij afati dy anetaret e majte nuk do te paraqesin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve justifikimin per mungesen anetaret do te lirohen me vendim te Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-se.


Deri me tani KQZ ka hapur rreth 2/3 e fleteve te votimit Kemi edhe tre qarqet e fundit
KQZ Kemi djegur 6400 kuti votimi


Ashtu sic ishte parashikuar procesi i djegies se fleteve te votimit pritet qe te mbaroje para afateve te percaktuara ne projektvendimin e miratuar nga KQZ tre muaj. Drejtoresha e Sherbimeve dhe Logjistikes Zgjedhore ne KQZ Erida Dobrushi u shpreh se deri ne oret e para te dites se djeshme jane hapur 6400 kuti votimit nga rreth 10 mije kuti qe jane gjithsej. Procesi vazhdon normalisht. Deri sot ne mengjes jane hapur diku tek 6400 kuti si votimi ashtu edhe materiale zgjedhore pra eshte bere 2/3 e hapjes jo e mbarimit te procesit.


Kemi filluar me tre qarqet e fundit qe jane te medha. Kemi ca probleme logjistike te vogla qe na e kane ngadalesuar punen sepse nuk eshte magazine e KQZ-se dhe ka shume probleme si ndricimi. Nderkohe po fillojme edhe me pjesen e seleksionimit te dokumentacionit sepse eshte nje sasi shume e madhe qe te arrijme afatet e percaktuara - theksoi Dobrushi.


Me 7 janar nisi edhe procesi i djegies se fleteve te votimit ku kutite e para qe u hapen ishin ato te dy qarqeve me problematike ne zgjedhjet e kaluara parlamentare te 28 qershorit 2009 si Shkodra dhe Berati. Sipas Kodit me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet sipas ketij Kodi KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se.


Procedura ndiqet edhe nga specialistet e arkivit te cilet udhezojne se si do te pranohet materiali dhe cila pjese duhet asgjesuar. Punonjesit qe po merren me hapjen e kutive jane duke bere nje vleresim te gjendjes se tyre fizike per te percaktuar nese do te jete e nevojshme per te parashikuar sasi shtese te tyre. Ne perfundim te procesit te hapjes se kutive te votimit Komisioni per Hapjen e kutive te votimit harton nje raport dhe ia paraqet KQZ-se.


Betohet Haxhinasto dhe Naco


Dje paradite ne Institucionin e Presidentit te Republikes u zhvillua ceremonia e betimit te dy anetareve te kabinetit qeveritar zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco. Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekreteve perkatese nga Sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko si dhe pas betimit mbi Kushtetute te ministrit Haxhinasto dhe Naco Presidenti i Republikes Bamir Topi u dorezoi dy anetareve te Keshillit te Ministrave dekretet e emerimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›