Hidheni ne berllok
Vetem gjakderdhja eshte me keq fjalimi i fundit i kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha ne parlamentin e Tiranes shenon nivelin me te neveritshem te debatit publik. shte rrezik qe kjo zgjebe te perhapet edhe ne Kosove dhe pastaj gjendja te behet medet per milet e dovlet
1. Berisha i qetesuar.
Kur e intervistova Sali Berishen ne nentor te vitit te kaluar ne seline e tij ne Tirane ai dukej plotesisht i relaksuar i clodhur energjik por me humor. Sapo ishte marre vendimi qe shqiptareve tu hiqeshin vizat per vendet e Shengenit. Tirana ishte stolisur me tabela qe tregonin distancen me qytete te largeta si Oslo dhe Madridi. Nje enderr po behej realitet ne radhe te pare per ata shqiptare qe kane mjaft para per te udhetuar.
Por heqja e vizave ka nje efekt te mire psikologjik per te gjithe shqiptaret sepse ata se shohim me veten si dele te zeza te Europes si zhugane te denuar te jetojne ne izolim. Jo pak njerez ne Shqiperi e kane ndier veten keshtu ne dy deceniet e fundit. Berisha rezervoi gati 40 minuta per bisede madje disa here lejoi ta nderprisja gje qe seshte fort zakon i tij kur flet me gazetare ose me kundershtare politike.
Kryeministri foli per shume tema per lirine e levizjes qe sipas tij ishte nder dhuratat me te bukura qe kishin marre shqiptaret ndonjehere nga Europa per zhvillimin ekonomik per rritjen e rrogave dhe pensioneve per qasjen e shqiptareve ne internet per ardhjen e qindra-mijera turisteve ne Shqiperi. Paramendojeni- tha Berisha para 20 vjetesh atyre pak turisteve qe vinin ne vendin tone sapo zbrisnin ne aeroport nje berber i partise ua qethte floket e gjata.
Kryeministri shqiptar ishte fund e krye realist edhe kur foli per poziten e shqiptareve ne rajon. Tha se nuk mund te kete ndryshim te kufijve se Shqiperia perhere duhet ta respektoje vendimin e kosovareve qe te kene shtetin e tyre dhe - nje dite - kombi shqiptar do te bashkohet ne kuader te integrimeve evropiane atehere kur kufijte do te humbin rendesine e tyre.
Njekohesisht Berisha e porositi presidentin serb Boris Tadic se cdo perpjekje per ndarjen e Kosoves nuk e zgjidh ceshtjen shqiptare ne Ballkan por tek atehere kjo ceshtjet hapet ne te gjitha frontet. Intervista u botua ne nje gazete ne Gjermani dhe ne nje tjeter ne Zvicer pastaj u citua nga agjencite dhe nga mediat ne Ballkan.
U largova nga Shqiperia me shpresen se heqja e vizave anetaresimi ne NATO dhe integrimi i ngadalshem ne Bashkimin Evropian do te krijonin nje klime te favorshme qe me ne fund te qetesohen gjakrat edhe ne dialogun e brendshem politik mes Partise Demokratike te Sali Berishes dhe Partise Socialiste te Edi Rames dy kendesave me agresive te skenes politike shqiptare.
2. Berisha i hallakatur.
Por debati dhe zhurma gjate seances se parlamentit shqiptar te henen ne mbremje e rrezoi egersisht iluzionin tim per nje Shqiperi qe dalengadale po hyn ne rrugen e debatit te civilizuar. Skena politike e Shqiperise shpesh kundermon nje duhme kenete e cila i ben shume politikane evropiane ti mbyllin hundet. Keshtu shkrova ne faqet e kesaj gazete javen e kaluar.
Se prisja qe politikanet e Tiranes me fjalorin e tyre me gjestet e tyre me britmat e tyre do ta vulosnin kaq shpejt kete mendim timin. Kuptohet se Berisha gjendet ne nje situate te rende politike. Nje minister i qeverise se tij Dritan Prifti ka incizuar ministrin tjeter Ilir Meta duke bere pazare per tendere dhe pune te tjera te paligjshme.
Ne vend qe kjo ceshtje ti lihej drejtesise ajo ka filluar te politizohet e personalizohet skajshmerisht. Te henen ne mbremje ky debat i peshtire arriti kulmin. Kryeministri Berisha beri fajtore opoziten socialiste per skandalin e videos. Gjuha qe perdori ai ishte e frikshme e ndotur plot vrer e helm.
Kush e ka degjuar ska se si te mos ndihet i trishtuar nga ky fjalor. Berisha u perpoq te skicoje Edi Ramen si perbindesh te pamoralshem duke futur hundet thelle ne familjen e oponentit te tij politik dhe duke shperndare akuza qe publiku e ka te pamundshme ti verifikoje ndonese per debatin politik edhe ashtu jane irelevante.
Ishte makabre kur Berisha tha se babai i Edi Rames ka shkuar me nusen e djalit te tij dhe e ka lene shtatzene. Ishte nje thike retorike pas shpine kur Berisha permendte disa fotografi nudo te Edi Rames dhe nje gruaje tjeter ne plazh.
dokush mund te kete mendimin e tij privat per jeten private te Rames por a eshte me e moralshme perpjekja per plackitjen e shtetit sic beri Ilir Meta apo fotoja lakuriq ne plazh e nje hedonisti te veteshpallur Ne vend qe pas ketij shperthimi te Berishes opozita socialiste te braktiste parlamentin shume deputete iu afruan foltores si nje tufe femijesh te paedukuar dhe filluan nje pingpong sharjesh.
Madje ne nje moment kur Berisha iu tha socialisteve merrni edhe grate dhe motrat dhe zhvishuni lakuriq ketu- deputeti socialist Arben uko ish-ushtarak e humbi kontrollin dhe ia perplasi kryeministrit kete fjali Te q... robte. Ne historine e parlamentarizmit shqiptar do te mbesin te shenuara edhe keto fjale te cilat te henen ne mbremje dolen nga goja e Sali Berishes ne adrese se socialisteve Legene larva blloku mjerane budallenj klane droge etj. Vetem gjakderdhja eshte me e rende se keto fjale. Por edhe gjakderdhje ka njohur parlamenti ne Tirane.
Ne shtator te vitit 1997 deputeti Azem Hajdari u godit me disa plumba nga deputeti socialist Gafurr Mazreku. Politika shqiptare ka kaluar neper tmerre te pashembullta si pasoje e mungeses se tolerances dhe teprise se primitivizmit. Ne Shqiperine londineze nga viti 1915 deri ne vitin 2009 jane vrare mbi 30 politikane mes tyre kryeministra ministra prefekte e deputete. Mjafton ketu te permendim disa emra me te njohur
Nexhati Libohova Preng Bibe Doda Abdyl Ypi Esat Toptani Avni Rustemi Luigj Gurakuqi Bajram Curri Zija Dibra Isuf Dibra Ceno Kryeziu Mark Kapidani Hasan Prishtina Qazim Koculi Idhomeno Kosturi Lefter Kosova Nako Spiru Mustafa Xhani Fejzo Dervishi Alush Lleshanaku Omer Nishani Sali Ormeni Mehmet Shehu Haxhi Hajdari Azem Hajdari.
3. Berisha dhe majmuni.
Ska mbetur asnje shqiptar pa dhene mendimin e tij per raportin e Dik Martit mbi dyshimet mbi krimet e disa eksponenteve te UK-se. Pjesa me e madhe e ketyre njerezve lene pershtypjen se nuk e kane lexuar fare raportin por flasin me hamendje sepse keshtu duan ti hyjne ne hater ndonje lideri politik apo te tregojne muskujt kuazepatriotike. Ketu per fat te keq sben perjashtim as Sali Berisha.
Ai synon te tregoje para opinionit gjoja epersine e tij intelektuale dhe fundoset ne batak. Fillimisht e quajti raportin e Dik Martit racist rrenacak antishqiptar te ngjashem me romanet e Franz Kafkes etj. Te gjitha keto do te harroheshin sepse jane kapardisje tipike te politikaneve ballkanike te cilet kur nuk kane argumente qesin shkelma te serte retorike.
Te henen ne mbremje Sali Berisha lere qe shkeli cdo rregull etik e moral te debatit publik duke e perbaltur familjarisht Edi Ramen. Te henen ne mbremje Berisha e akuzoi Ramen se qendron edhe pas raportit te Dik Martit kur deklaroi Gjeti tek-tuk ndonje racist antishqiptar te tipit Dik Marti e mobilizoi te cirrej si racist ne Parlamentin Europian packa se shqiptaret kishin qytete qe llamburitnin dhe ndriconin ne Ballkan dhe ne Europe ai kacavarej si majmun ne pyjet e vendit te tij.
Krahasimi i Martit me majmunin eshte nje rreshqitje e tmerrshme mendore qe nuk do ti ndihmoje as Shqiperise as Kosoves e me se paku Berishes. Hej kete po e thote kryeministri i nje vendi qe eshte anetar i NATO-s Ne kete mes duhet vecuar edhe rolin skajshmerisht te demshem qe ne seancen e parlamentit te henen ne mbremje luajti Jozefina Topalli.
Si kryetare e kuvendit ajo eshte dashur tia marre fjalen Berishes dhe secilit deputet qe kalon kufijte e debatit parlamentar.
Topalli se beri kete por u be pjese e lojes bizare derisa Berisha fyente ajo zgerdhihej fliste percart dhe duartrokiste.
Degjueshmeria ndaj liderit qofte ai edhe Sali Berisha ka nje kufi. Ky kufi eshte moslejimi i tij te marre peng parlamentin dhe ta shnderroje ate ne torishte me bajga gjuhesore. Kjo eshte Shqiperia ne vaktin e saj te zi.
4. Zhvleresimi i vokabularit.
Nje nder pasojat e debatit te eger politik dhe publik ne Shqiperi eshte degjenerimi total gjuhesor. Zhvleresimi i vokabularit. Humbja e kuptimit dhe peshes se fjales. Ky kreativitet absurd i sharjeve qe manifestohet ne Shqiperi te kujton romanin 1984 te George Orwellit ku autori inskenon tmerrin e nje shteti totalitar i cili zhvillon madje edhe nje gjuhe te vecante Gjuherene Newspeak Lufta eshte paqe liria eshte skllaveri injoranca eshte fuqi.
Ne Shqiperi eshte pothuaj normale kur politikani ia thote nje politikani tjeter nje fjale jonormale. I thote vrases dhe tingellon sikur te ishte humanist. I thote bandit dhe tingellon sikur te ishte bamires. I thote kriminel dhe tingellon sikur te ishte i urte dhe i pasherr. I thote shkeles i ligjit dhe tingellon sikur te ishte mbrojtes i ligjit.
Apo ndoshta pikerisht e kunderta e kuptimit del te jete me e sakte
Duket se ky eshte demi me i madh qe i bejne Sali Berisha Edi Rama dhe politikanet e tjere Shqiperise. Helmimi i gjuhes ndikon ne egersimin e debatit publik dhe mund te coje ne eskalim te situates politike sic ka ndodhur ne te kaluaren jo te larget.
shte evidente qe Edi Rama ne mungese te ideve per nje politike bindese opozitare gjithe energjine e tij e harxhon duke kontestuar rezultatin zgjedhor sado legjitim te jete ky kontestim por megjithate do duhej te kishte edhe tema te tjera.
Ashiqare i shqetesuar se mund te humbe zgjedhjet per kryetar te Bashkise se Tiranes ne fillim te majit ose se mund ti dale ne shesh ndonje afere korruptive sepse as Rama nuk eshte imun ndaj ketij fenomeni shkaterrues kryetari i Partise Socialiste perpiqet te instrumentalizoje pabesisht mllefin e mbeshtetesve te tij kur thote se populli mund te kerkoje rruge te tjera per rrezimin e qeverise.
Kjo eshte thirrje per puc kinse popullor sepse Rama si referohet vetem perkrahesve te tij por gjithe popullit edhe pse kjo per nje politikan partiak eshte e palejueshme. Madje ne nje kohe Rama fliste per popullin opozitar duke bere keshtu nje ndarje qesharake mes shoqerise shqiptare.
Dordolece te tjere politike sikur Skender Gjinushi te stervitur qe ne vitin 1997 me shkaterrimin e shtetit u bejne thirrje shqiptareve qe per heqjen e Berishes nga pushtetit te marrin si shembull Tunizine e diteve te fundit. Pas anarkise gjuhesore vjen thirrja per anarki e gjakderdhje. shte e padobishme qe politikaneve te tille tu behet thirrje per sjellje racionale. Por eshte me se e nevojshme qe sjelljet e tyre te mbesin te dokumentuara per gjeneratat qe vijne.
5. Nje shikim nga Kosova.
Kur i degjon e i sheh gjithe keto ndotesi ne ambientin politik te Shqiperise treva politike e Kosoves te duket parajse. Hashim Thaci dhe Isa Mustafa dy lideret me mbeshtetjen me te madhe popullore duken qengja. Per shkak te pranise nderkombetare ne Kosove eshte zhvilluar njefare kulture pak me e matur politike se ne Shqiperi.
shte e paimagjinueshme qe Mustafa ti thote Thacit kriminel apo Thaci ti thote Mustafes bandit. Ne vend qe kjo kulture e matjes se fjaleve te zhvillohej ne Kosove edhe me tutje per fat te keq ekzistojne perpjekje qe te importohet vokabulari i Tiranes dhe i tiranise ne diskursin publik. Pra ne Kosove ka perpjekje per ndotjen e debatit sipas modelit te televizioneve te Shqiperise ku moderatori vete reduktohet ne rolin e matadorit dhe synon te ndale pa sukses ortekun e shpifjeve mes politikaneve.
Ne kete kuader ne Prishtine hyjne edhe tekstet e disa ish.gazetareve te shnderruar ne politikane te cilet me shprehje e mendime krejtesisht te zbehta dhe urrejtese e sulmojne Isa Mustafen se qenkesh komunist rrjedhimisht i demshem per sistemin politik te Kosoves.
Kjo qasje i ben vete komunist-ngrenesit e rinj qesharake perfshire edhe krahasimet e tyre fluturuese dhe pa asnje dije historike. Ky eshte po ai nivel i ulet sikur para disa vitesh kur gazeta qe e shpallnin veten mbeshtetese te Lidhjes Demokratike te Kosoves propagandonin mbi toke dhe nen toke se Hashim Thaci spaskesh bere gje tjeter ne Zrich pervec se paskesh vjedhur sic thuhej farmerka xhinse.
Nje nivel te tille e paten demonstruar edhe disa militante te LDK-se ne ceremonine e shenimit te 20-vjetorit te partise se tyre kur i fishkellenin Hashim Thacit i cili ishte i ftuar si mysafir. Kosova nuk duhet te kontaminohet me llafe primitive ne stilin Thaci - vjedhes farmerkash e Mustafa komunist.
Edhe ata kaubojt pa kuaj qe flasin ne emer te luftetareve per clirimin e Kosoves dhe mendjehumbur thone se Albin Kurti qenkesh spiun i Serbise do ishte mire qe nese kane deshmi qofshin ato edhe te fabrikuara ti deponojne ne prokurori e te mos merren me trillime te inspiruara nga regjimi komunist i Enver Hoxhes dhe nga ideologjia vrastare staliniste. Te mjere jane ata qe mendojne se kane monopol ne matjen e patriotizmit te secilit ne peshoren e tyre te alltenit. Ky kandar eshte ndryshkur. Hidheni ne berllok