Kreu i PS-se hedh poshte zerat per nxitje te dhunes

Rama Dhuna eshte teresisht e perjashtuar. eshtja eshte a do ta jape apo jo doreheqjen Saliu a do te qendroje ne kembe koalicioni i turpit
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar dje doreheqjen e kryeministrit Berisha perpara se te situata te perkeqesohet dhe ka hedhur poshte zerat e mazhorances per nxitje te dhunes ne demonstraten qe do te zhvillohet.
Ne nje komunikim per mediat nga selia roze kryesocialisti tha duke pare ekzagjerimin e perditshem ne fjalorin e Saliut ministrave po edhe te ish-zevendeskryeministrit qe i rri ngjitur Saliut si Meta kepuces kupton lehtesisht se cfare lepuri te madh ka rritur frika nga populli ne barkun e kesaj qeverie kusaresh e matrapazesh.
Nderkohe ne mbremje duke folur ne emisionin Top Story Rama eshte shprehur se pas djegies se fleteve te votimit opozita eshte e vetmja alternative per zgjidhjen e kesaj situate te degraduar. Shqiperia sot po perjeton nje moment shume dramatik.
Te gjitha institucionet kane rene duke filluar nga zgjedhjet dhe duke mbaruar tek drejtesia dhe opozita ka mbetur e fundit gje qe ekziston mes nje regjimi kusaresh dhe popullit. Jemi ne kufijte fundore te politikes per te zgjidhur problemet pasi gjithcka eshte asgjesuar nga kapja e pushtetit per interesa private nga qeveria e matrapazllekut.
Opozita mbetet mburoja e fundit dhe eshte alternativa e qeverise dhe instrumenti i opinionit publik per te kontrolluar qeverine ne Parlament dhe ne jeten e perditshme publike. Dhe nese kete here opozita sben ate qe duhet le te pranojme qe skemi me as opozite - ka deklaruar Rama.
Prandaj vijoi lideri i opozites behet demonstrata qe qeveria te mos bertase nga frika te mos shqelmoje nga halli se eshte zene duke vjedhur te mos vrase me tej endrra shpresa e kohe shqiptare por te largohet.
Te dorehiqet e te pranoje zgjedhjet e reja si te vetmen rrugedalje nga nje krize e rende qe se ka shkaktuar opozita por qeveria e qe ska pse e paguan populli duke vazhduar te mbaje ne kurriz nje tufe kusaresh e matrapazesh qe i ka pare e degjuar me syte e veshet e vet duke vjedhur e pastaj duke genjyer derrce per montazhe e komplote inekzistente - kerkoi doreheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij populli kerkon te mos vidhet e genjehet me keshtu kaq rende kaq ultesisht e egersisht sy per sy dhe ata qe jo vetem e vodhen po dhe e genjyen si askund ne boten demokratike te largohen duke pranuar zgjedhjet e reja si nje mundesi e re per popullin qe te gjykoje ate qe ka ndodhur dhe te zgjedhe ata qe populli kerkon ta qeverisin me tutje.
Nga ana tjeter Rama theksoi se opozita kerkon vetem ate qe kerkon populli asgje me shume. Permes demonstratave ne nuk kerkojme as permbysjen e pushtetit me dhune as marrjen e pushtetit pa zgjedhje. Ne kerkojme thjeshte e vetem largimin e kesaj qeverie rikthimin e gjendjes demokratike ne Parlament garantimin e votes se qytetareve dhe zgjedhjet e reja ku te fitojne ata qe populli zgjedh dhe jo ata qe nuk e lene popullin te zgjedhe - theksoi kryetari i Partise Socialiste.
Ai theksoi se nese ka ndonje faktor qe duhet te ruaje qetesine sot neser pasneser dhe deri kur te mbaroje ballafaqimi i popullit me pushtetin e kusarise e te matrapazllekut eshte qeveria. Llogarine populli e kerkon sot ende permes nesh permes opozites e per sa kohe ndodh keshtu nuk ka as dhune as trazira as shkaterrime po ka demonstrim popullor te vullnetit te sovranit per ti hapur rruge gjykimit te vete me zgjedhje te reja duke kerkuar largimin e qeverise. Dhuna eshte pa asnje lidhje me ate qe ne perfaqesojme.
Dhuna eshte teresisht e perjashtuar. eshtja eshte a do ta jape apo jo doreheqjen Saliu a do te qendroje ne kembe koalicioni i turpit dhe a do te kete zgjidhje nje krize politike qe mund te zgjidhet me mjete politike - u shpreh kreu i PS-se.