E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Sequi: Për integrimin rëndësi pjesmarrja e shoqërisë civile

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi e cilësoi sot të rëndësishme pjesmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimi të Shqipërisë në BE.
Gjatë një takimi konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile për 12 rekomandimet e KE-së, të organizuar nga Ministria e Integrimit, Sequi deklaroi se "BE e konsideron të rëndësishme pjesmarrjen e shoqërisë civile në procesin e përafrimit të vëndit me BE-në".
Sipas tij,procesi i integrimit është përpjekjet e gjithë elementëve përbërës të shoqërisë.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se "procesi integrimit është një proces gjithëpërfshirës".
"Gjithëpërfshirja është e nevojshme për të përfunduar një dokument sa më të plotë dhe serioz, i cili të prezantojë kontributin e Shqipërisë dhe institucioneve qeveritare pranë Bashkimit Europian", vuri në dukje ministrja.
Në këtë takim ishin të pranishëm rreth 30 organizata jofitimprurëse ku diskutuan rreth 12 rekomandimeve të KE-së për inegrimin e Shqipërisë në BE.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›