E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-Serbi Tahiri Jo bisedime per veriun


Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka mohuar zërat se BE po zhvillon bisedime me Serbinë lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Reagimi i Tahirit ka ardhur pasi një zyrtar evropian deklaroi se palët po diskutojnë opsione të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë.

Por sipas shefes së delegacionit kosovar, deklarata të tilla janë vetëm propagandë e zyrtarëve serbë.

“Këto janë deklarata të pavërteta të lëshuara nga propaganda serbe. BE, SHBA dhe Kosova janë në të njëjtën linjë, se cështja e doganave është cështje e sovranitetit të Kosovës”, BE, SHBA dhe Kosova janë në të njëjtën linjë, se cështja e doganave është cështje e sovranitetit të Kosovës

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator kosovar ka deklaruar Tahiri.

Sipas saj, pikat kufitare do të qeverisen nga institucionet kosovare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, KFOR dhe EULEX.

Negociatorja ka nënvizuar më tej se BE po bisedon me palën serbe në lidhje me detyrimet e Beogradit përballë Unionit.

“Angazhimet e BE-së dhe negociatorit Robert Cooper janë që Serbia të bashkëpunojë në kuadër të dialogut teknik. Serbia e ka të kushtëzuar rrugën drejt BE-së”, ka thënë Tahiri.

Por një zyrtar evropian i afërt me dialogun Kosovë-Serbi, i cituar nga gazeta “Express”, ka thënë se kur bëhet fjalë për veriun Brukseli është në kontakt me të gjitha palët.

Situata në veri të Kosovës nuk mund të quhet më “e qetë por e tensionuar”, pas përleshjes së djeshme mes një grupi serbësh dhe shqiptarësh, që përfundoi me vdekjen e një agjenti serb të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Policia e Kosovës po heton për incidentin e rëndë të regjistruar një natë më parë mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, me pasojë vdekjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Kosova, reciprocitet ndaj Maqedonisë?
Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë më perime apo prodhime bulmetore nga Maqedonia. Mitrovicë, vdes banori serb
Në Lagjen Kroi i Vitakut të Veriut të Mitrovicës, ku serbët dhe shqiptarët jetojnë fare pranë njëri-tjetrit, gjatë së mërkurës në mbrëmje ka ndodhur një përleshje që ka përfunduar me 3 të plagosur. Kuci: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt “këshilloi” qeverinë e Kosovës që të sigurojë besimin e serbëve të veriut te shteti i Kosovës, zyrtarët qeveritarë deklarojnë se fillimisht duhet të rregullohet dicka tjetër. Autostrada në Kosovë, të shtunën përurimi
Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para.

Lajmet kryesore

Greqi, të premten betimi i qeverisë "Papadhimos"
Presidenca: Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Mitrovicë, vdes banori serb
Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes
Regjistrimi, Gjirokastër, procesi eci normalisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›