Kosova reciprocitet ndaj Maqedonise

Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë më perime apo prodhime bulmetore nga Maqedonia.
Bllokimi i importit të këtyre prodhimeve mund të vijë si kundërpërgjigje e qeverisë së Kosovës ndaj vendimit të qeverisë së Maqedonisë për bllokimin e importit të miellit nga të gjitha shtetet, përfshirë edhe Kosovën.
Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha të mërkurën se i është drejtuar me një letër qeverisë maqedonase përmes ambasadës së këtij shteti në Kosovë.
Në këtë letër, ministrja ka shpjeguar se është sqaruar e gjithë cështja dhe kërkohet një zgjidhje e shpejtë nga qeveria e Maqedonisë, përkatësisht hapja e kufirit për eksportin e miellit “Made in Kosova”.
“Në rast se qeveria e Maqedonisë nuk merr masa të shpejta për zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa për mbrojtjen e ndonjë prodhimi në të cilin kemi përparësi, duke bllokuar importin e ndonjë prodhimi maqedonas”, citon gazeta “Koha Ditore” ministren Kusari-Lila.
Ajo theksoi se për pengimin e eksportit të miellit në Maqedoni kanë qenë të informuar më parë, mirëpo konfirmimin zyrtar e kanë marrë vetëm së fundmi.
Ndalimi i importit të miellit është bërë me vendim të qeverisë së Maqedonisë, përkatësisht kryeministrit Nikolla Gruevski.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Policia e Kosovës po heton për incidentin e rëndë të regjistruar një natë më parë mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, me pasojë vdekjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve. BE-Serbi, Tahiri: Jo bisedime për veriun
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka mohuar zërat se BE po zhvillon bisedime me Serbinë lidhur me pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak. Mitrovicë, vdes banori serb
Në Lagjen Kroi i Vitakut të Veriut të Mitrovicës, ku serbët dhe shqiptarët jetojnë fare pranë njëri-tjetrit, gjatë së mërkurës në mbrëmje ka ndodhur një përleshje që ka përfunduar me 3 të plagosur. Kuci: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt “këshilloi” qeverinë e Kosovës që të sigurojë besimin e serbëve të veriut te shteti i Kosovës, zyrtarët qeveritarë deklarojnë se fillimisht duhet të rregullohet dicka tjetër. Autostrada në Kosovë, të shtunën përurimi
Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para.
Lajmet kryesore
Greqi, të premten betimi i qeverisë "Papadhimos"
Presidenca: Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:00
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Mitrovicë, vdes banori serb
Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes
Regjistrimi, Gjirokastër, procesi eci normalisht