E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Shqetësim liria e mediave në Maqedoni

Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin në lidhje me lirinë e mediave në Maqedoni, ndërsa përmes nënkryetarit të Delegacionit për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka paralajmëruar një seminar lidhur me këtë temë.
 

“Çdo qeveri e re e sapoformuar, ka 100 ditë të qeta kur duhet t`i jepet mundësi të fillojë ose të përfundojë ndonjë reformë. Qeveria e re e mandatarit Nikola Gruevski do të shikohet më vëmendjen më të madhe, pasi në masë të madhe, lista e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar përputhet me ata në largim dhe e cila mban përgjegjësi për periudhën e kaluar”, deklaron Kacin.
 

Ai ka vlerësuar se në Maqedoni po pengohet liria e mediave, duke u cënuar gjëndja e funksionimit të një demokracie të hapur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›