E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken ICO pas 2012-es Kosova pa mbikqyrje

Zyra Civile Ndërkombëtare e cila është përgjegjëse për mbikqyrjen e pavarësisë së Kosovës, pritet të mbyllet në fund të vitit 2012, që do t’i jepte fund edhe procesit të mbikqyrjes së pavarësisë.

Burime të Kohës Ditore në Kosovë, ndërsa zbardhin detaje të takimit të fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar të përbërë nga përfaqësues të shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thonë se Piter Feith do të jetë zyrtari i vetëm që do të drejtojë zyrën deri në mbyllje të saj.
 
Përmbyllja e pavarësisë së Kosovës do të vijë në momentin kur të zbatohen edhe pjesët e mbetura të Pakos së Ahtisaarit, që kanë të bëjnë me komunën në veri të Mitrovicës, krijimin e zonave të mbrojtura rreth objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe disa aspekte të të drejtave të komuniteteve.

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë ka kohë që është kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq që Grupi Drejtues Ndërkombëtar vazhdimisht i ka dhënë mbështetje vazhdimit të punës, derisa të vlerësohet se Plani i Ahtisaarit është zbatuar deri në pikën e tij të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›