Lunacek: Më tepër punë në Kosovë, për në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, u ka bërë thirrje institucioneve te Kosovës, që të punojnë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e standartit të jetesës në Kosovë.
Ajo ka theksuar se Kosova duhet të dëshmojë përkushtim dhe angazhim, në mënyrë që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Lunacek tha se Kosova nuk duhet të humbë më shumë kohë, e të thuhet që pesë shtetet e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj, por të punohet për arritjen e standardeve evropiane.
Eurodeputetja Lunacek i bëri këto komente gjatë takimit me temën “Integrimi ekonomik si parakusht, për integrime evropiane”, që u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës.