BE Shqiperia ka realizuar nje pjese te mire te rekomandimeve

Pas miratimit të reformës zgjedhore, një prej rekomandimeve kyçe që Shqipëria duhej të përmbushte për marrjen e statusit të vendit kandidat është dhe reforma parlamentare. Për këtë arsye, Bashkimi Europian bën thirrje për përfundimin e reformës parlamentare.
“Reforma e proçedurës së Kuvendit është një reformë e rëndësishme. Ne insistojmë sërish , që kjo reformë duhet përmbyllur. Sipas informacionit që kam, është bërë një punë e mirë për këtë reformë dhe jemi afër përfundimit të saj. Shpresojmë, që e njëjta frymë konstruktive do të mbizotërojë edhe për këtë reformë”, u shpreh drejtor i përgjithshëm për zgjerimin në KE, Stefano Sanino.
Tjetër reformë e rëndësishme , ku Shqipërisë i kërkohet që të japë rezultate konkrete është forcimi i shtetit ligjor. Në këtë kuadër, Bashkimi Europian pret aprovimin e heqjes së imuniteteve për zyrtarët e lartë.
“Kjo është një refomë jashtëzakonisht e rëndësishme. Hapat që janë ndërrmarrë shkojnë në drejtimin e duhur. Bëhet fjalë për heqjen e imunitetit, për Gjykatën e lartë. Amendamentet janë përgatitur me ndihmën e Bashkimit Europian. Ajo që presim, është që këto hapa të konkretizohen”, vuri në dukje Vassilis Maragos, përgjegjës për Shqipërinë në KE.
Mazhoranca dhe opozita shprehin besimin, se të dyja këto reforma do të përmbyllen në kohë, por kanë një këndvështrim të ndryshëm për rezultatet konkrete. Një aspekt tjetër i rëndësishëm ku insiston Bashkimi Europian, është ajo e të dejtave të njeriut. Në këtë aspekt janë përmendur të drejtat e romëve apo të komunitetit LGTB. “Ne patëm të gjithë frikë kur dëgjuam deklaratën e ardhur nga ministria e mbrojtjes lidhur me paradën gay në Shqipëri, por në vijim ishim shumë të kënaqur me reagimin e kryeministrit ndaj kësaj dekkarate. Në shumë vende të tjera, debatet për parada gay apo manifestime të tjera kanë përfunduar shumë keq”, vlerësoi eurodeputetja Marije Cornelissen. Sipas Brukselit, Shqipëria ka realizuar deri tani një pjesë të mirë të rekomandimeve. Bashkimi Europian shpreh besimin, se Shqipëria do të dijë të përmbyllë refomën parlmentare dhe atë lidhur me shtetin ligjor me të njëjtën frymë konstruktive si për reformën zgjedhore.