E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e ujit te pijshem PS akuza Ministrise se Transporteve

Mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit, ishte lajtmotivi i interpelancës parlamentare me ministrin e Transportiti, Sokol Olldashi, kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani. Sipas deputetit Dogjani, 14 fshatra në qytetin e Kukësit nuk kanë ujë të pijshëm. Ai kërkoi nga ministri i Punëve Publike, arsyen se pse janë ndërprerë punimet për ndërtimin e ujësjellësit , i cili ishte një projekt i premtuar për këto zona. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, kjo situatë lë të kuptohet për korrupsion. Në përgjigje të pretendimeve të deputetit Dogjani, ministri Olldashi bëri të ditur se është bërë një shtesë në kontratën e projektit në fjalë. Sipas Olldashit, punimet do të mbyllen në fund të muajit korrik dhe situata do të marrë zgjidhje. Gjithashtu, ministri sqaroi se dimri i ashpër i fundit, e bëri të pamundur progresin e punimeve. Sipas tij, ndryshimet në kontratë u kërkuan nga qeverisja vendore për përfshirjen e disa zonave në projekt, siç është komuna Bicaj etj. Minsitri Olldashi deklaroi ndër të tjera, se qeverisja vendore e ka pasur  në vëmendje qytetin e Kukësit, ku janë ndërtuar shkolla të reja, ujësjellësa dhe rrugë të reja, pjesë e të cilave është edhe rruga e kombit, Durrës-Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›