E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Shqipëria kopjon Kroacinë

Aplikimi i Shqipërisë për të garantuar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian nxjerr në skenë gafën e radhës për mazhorancën. Draft-rezoluta që mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, me përshtatje të vogla, është e njëjtë në përmbajtje me rezolutën e Parlamentit të Kroacisë, votuar më 18 dhjetor të vitit 2002. Në shkresën e Kuvendit, protokolluar me numër 210, datë 19 janar 2009 janë përdorur të njëjtat paragrafë me rezolutën ku ligjvënësit kroatë, gjashtë vite më parë, kërkonin statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Çuditërisht, mazhoranca nuk ka "gjetur" kohën e mjaftueshme të shkruajë një rezolutë pa huazuar pjesë të tëra teksti nga kroatët. Veprim që pa dyshim nuk do ta bëjë më të lehtë rrugën drejt anëtarësimit në bllokun e Bashkimit Evropian. Sipas procedurave normale të Kuvendit të Shqipërisë, propozimi i kreut të grupit parlamentar demokrat do të shkojë në zyrën e kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe më tutje mund t‘i drejtohet komisionit parlamentar për politikën e jashtme. Vetëm pasi të kalojë këto instanca do mund të kemi një rezolutë përfundimtare, e cila do të votohet nga 140 deputetët shqiptarë për t‘ju dorëzuar më pas Parlamentit Evropian. Një reflektim i klasës politike dhe hartuesve të draft-rezolutës së firmosur nga Patozi do mund të çojë në hartimin e një dokumenti të denjë për t‘u paraqitur përpara faktorit ndërkombëtar. Ajo çka dukshëm lë shije të hidhur është fakti se edhe pse 18 vjet pas ardhjes së demokracisë, ende politika jonë nuk ka fituar origjinalitetin e saj. Duke mbetur kështu peng i praktikave deri edhe formulimeve të kryera nga vende të tjera që parakalojnë Shqipërinë në vazhdimësi në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Çështja e aplikimit për vend kandidat është shndërruar kohët e fundit në një temë diskutimesh mes pozitës dhe opozitës. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi muaj më parë që shteti shqiptar, përmes Kuvendit të Shqipërisë të mundësonte miratimin e një rezolute ku të shprehej qartazi ky objektiv. Pak kohë më parë ishte ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, dhe Kryeministri Sali Berisha ata që u shprehën për konkretizimin e kësaj etape. Ata u angazhuan se brenda muajit janar të këtij viti të mund të miratohet rezoluta nga Parlamenti i Shqipërisë. Kjo ndonëse një pjesë e opozitës nuk hezitoi të aludonte se një hap i tillë nuk duhet të ndërmerrej në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë:

Si përfaqësues të zgjedhur dhe mandatarë të popullit shqiptar;

Të nisur nga vendosmëria për të përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë për t‘u integruar në Bashkimin Evropian;

Me bindjen dhe besimin se Komunitetet Evropiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm;

Duke respektuar parimet universale të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave;

Në mbështetje të përpjekjeve për një shoqëri më të begatë nëpërmjet konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në dobi të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë;

Duke u qëndruar me vendosmëri dhe rikonfirmuar parimet e politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit shumëplanësh rajonal, pa paragjykime dhe të çliruar nga hijet e së kaluarës;

Të angazhuar për të qenë kontribuues aktivë për forcimin e paqes, stabilitetit, bashkëjetesës harmonike dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, evropian e më gjerë;

Duke bashkëndarë parimet, vlerat dhe synimet mbi të cilat u themelua Bashkimi Evropian;

Bazuar në nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian lidhur me procedurat dhe kushtet për pranimin e shteteve që kanë aplikuar për anëtarësim;

Kuvendi i Shqipërisë

Thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i përcaktuar qartë si objektiv strategjik kombëtar, do të gëzojë mbështetjen e plotë, të vazhdueshme dhe të pakthyeshme të Parlamentit gjatë gjithë procesit që e përshkon atë;

Konfirmon mbështetjen ndaj parimit se integrimi evropian i Shqipërisë do të vijë si rezultat i meritave individuale;

Nënvizon se trashëgimia kulturore, gjeografike dhe historike e Republikës së Shqipërisë bashkëqëndron në themelet e kulturës, gjeografisë dhe historisë së kontinentit evropian dhe pellgut mesdhetar;

Shpreh gatishmërinë dhe vendosmërinë për përafrimin e plotë të sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë me standardet dhe acquis e Bashkimit Evropian, nëpërmjet bashkëpunimit të gjerë dhe afatgjatë mes partive parlamentare shqiptare;

Nxit Qeverinë e Republikës së Shqipërisë të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, përpara fundit të janarit 2009, dhe të raportojë pranë Kuvendit të Shqipërisë rreth ecurisë së negociatave;

Deklaron përkushtimin e plotë ndaj të gjithë procesit të integrimit evropian, duke u mbështetur në parimet për respektimin e të gjitha ndryshimeve, partneritetit dhe barazisë, si dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të çdo vendi.

Mirëpret që Parlamenti Evropian, vendet anëtare, si dhe institucione të tjera të Bashkimit Evropian të marrin në konsideratë konsensusin dhe vendosmërinë që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian, siç shprehet në këtë rezolutë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Astrit PATOZI

Resolution on the Accession of the Republic of Croatia to the European Union (18 December 2002)

Acting as a body elected by the will of the citizens of the Republic of Croatia and basing its activities on guarding and implementing the Constitution of the Republic of Croatia on which the Republic of Croatia is founded, while fully departing from Article 141 of the Constitution of the Republic of Croatia and determining that the strategic foreign policy priority of the

Republic of Croatia is a full-fledged membership in the European Union, which has proved to be a nucleus and area of stable peace, freedom, democratic values and high standards of living,

Respecting the universally recognised principles and conventions for the protection of human and minority rights,

Persevering in efforts aimed to complete the transition of the economy into an open market economy in order to accelerate the process of economic development to the benefit of all the citizens of the Republic of Croatia,

Developing good neighbourly relations and resolving open issues with all its neighbours, engaged in regional co-operation and determined to act towards the strengthening of peace and stability in the whole of Europe,

Sharing the principles, values and goals on which the European Union is founded,

Departing from Article 49 of the Treaty on European Union (Treaty of Amsterdam) related to the procedure and conditions for accession of the States which have applied for EU membership,

THE CROATIAN PARLIAMENT

Recalls that Croatia‘s accession to the European Union is a strategic national goal that will enjoy the Parliament‘s full and continued support in its further activities;

Confirms its commitment to the idea that Croatia‘s integration into the European Union should be based on individual approach and merits;

Underlines that in terms of its heritage, culture and geopolitical position the Republic of Croatia is a part of Central Europe and the Mediterranean and is keen to actively and fully contribute to the endeavours of the international community and the European Union in achieving and preserving political stability and lasting peace in Southeast Europe;

Decides to fully harmonise the legal system of the Republic of Croatia with the standards and the acquis of the European Union through systematic work and action based on the consensus of all the parliamentary parties;

Urges the Government of the Republic of Croatia to submit Croatia‘s application for EU membership by the end of February 2003 and to report to the Croatian Parliament on the progress of negotiations;

Decides to apply a special procedure along with due care, expertise and efficiency so as to ensure the accomplishment of the ultimate goal - accession of the Republic of Croatia to the European Union;

Declares its full commitment to the European integration process based on the European Union‘s integration principles, especially those comprised in the principles of respecting the differences, partnership and equality as well as preserving the national identity of each nation;

Expects from the European Parliament, other institutions as well as the Member States of the European Union to take into account the consensus and determination of all political forces in the Republic of Croatia regarding the accession to the European Union as expressed in this Resolution.

This Resolution shall be published in the Official Gazette.

For the Social Democratic Party (SDP) Group - Mato Arlović (signed)

For the Croatian Peasant Party (HSS) Group - Luka Trconić (signed)

For the Croatian People‘s Party (HNS), Primorsko-goranska Party (PGS) and Slavonsko-baranjska Croatian Party (SBHS) Group - Damir Jurić (signed)

For the Libra Group - Jozo Radoš (signed)

For the Liberal Party Group - Tibor Santo (signed)

For the National Minorities‘ Group - Borislav Graljuk (signed)

For the Istrian Democratic Forum (IDS) Group - Damir Kajin (signed)

For the Croatian Democratic Union (HDZ) Group - Vladimir Šeks (signed)

For the Croatian Social Liberal Party (HSLS) Group - Dražen Budiša (signed) For the Croatian Party of Rights (HSP)-Croatian Christian Democratic Union (HKDU) Group - Anto Đapić (signed)

For the Democratic Centre (DC) Group - Mate Granić (signed)

For the Croatian Block Group - Krunoslav Gašparić (signed).



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›