Oketa takon ushtarakun e lartë të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka pritur dje në një takim të veçantë zëvendëskryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant Karl Eikenberry. Gjenerali "Eikenberry" ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes bën të ditur se në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Maksim Malaj. Ministri Gamend Oketa i shprehu gjeneralit të NATO-s, Karl Eikenberry, mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për ndihmën që ato kanë dhënë. Gjatë këtij takimi, ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka theksuar se "ne e dimë se duhet të punojmë më shumë për të realizuar të gjithë objektivat që kërkohen për pranimin në NATO në Samitin e ardhshëm".