Koçi: T‘i jepet fund politikës hipokrite
Kryetari i PS-91, Petro Koçi, ka deklaruar dje se niveli i korrupsionit në Shqipëri sa vjen dhe rritet. Duke sulmuar herë Berishën dhe herë Ramën, ai ka kërkuar që t‘u jepet fund debateve hipokrite duke iu kthyer sfidave të vërteta. Koçi ka theksuar se edhe Shqipëria meriton një politikë të mirë, një politikë të vërtetë, politikë institucionale dhe politikë për qytetarët. Sipas tij, politika shqiptare ka nevojë për ndryshim, sepse ligjet në Kuvend, vendimet në qeveri, në bashki dhe komuna t‘u shërbejnë shumicës e jo pakicës. Por, thekson Koçi, korrupsioni në vendin tonë është ulur këmbëkryq, korrupsion i cili solli krimin shtetëror të Gërdecit.