E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ndryshimet ne qeveri krize e maxhorances Qamil Xhani

Per kreun e Partise Socialiste Edi Rama ndryshimet ne kabinetin qeveritar ne radhet e ministrave te LSI-se jane deshmi e krizes se mazhorances. Ne nje konference dhene dje per mediat Rama ka kritikuar dhe menyren sesi u publikuan dyshimet qe sollen largimin e ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Largimi i djeshem i Ministrit te Ekonomise ne nje mbledhje kryesie partie dhe justifikimet e kryeministrit ne nje oborr shkolle ishin nje tjeter shembull i shpartallimit moral te ketij pushteti. Asnje procedure normale asnje edukate qeverisese asnje lloj transparence me publikun u shpreh Rama. Ndersa ka vleresuar se qeverisja vazhdon te zhytet gjithnje e me teper ne korrupsion duke e trajtuar administrimin e te ardhurve te qyteteve si biznes. Rama ka shkuar dhe me tej ne akuzat e tij duke e cilesuar qeverisjen si nje organizate kriminale. Qeverisja eshte kthyer ne veprimtari fitimprurese. Rendom procesi qeverises i ngjan nje veprimtarie te organizuar kriminale per tjetersimin e prones e pasurise publike jo ne interes te publikut po te oborrit te pushtetit. Kemi bere publike shembuj skandaloze te kesaj veprimtarie u shpreh dje per mediat kreu i PS-se Edi Rama. Duke e cilesuar si teper te rendes situaten me korrupsionin dhe publikimin e aferave te qeverisjes Rama ka theksuar dhe nje here se opozita do ti shkoje deri ne fund ceshtjes se transparences. Kete here bashke me transparencen e kutive te votimit Rama ka permendur dhe transparencen e aferave korruptive. Dje nga qeveria iku Prifti po jo Djalli qe ka mberthyer per fyti Shqiperine korrupsioni gerryes qe po shkaterron ekonomine e familjeve shqiptare per te pasuruar nje grusht njerezish. Shqiperia sot eshte me e kercenuar se dje. Kjo qeveri duhet vetem te largohet dhe ne do te bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar u shpreh kreu i PS-se Edi Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se zhvillimet qe kane te bejne me denoncimin e korrupsionit kane te bejne direkt me zhvillimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar dhe me mungesen e transparences. Por cka ndodh perdite prej 15 muajsh eshte rezultati i votave te vjedhura dhe kutive te mbyllura. Zgjedhjet u vodhen qe te privatizohet qeveria dhe te grabitet Shqiperia dhe per kete arsye transparenca e zgjedhjeve i tremb ata qe qeverisin pasi permes transparences zhbehet mekanizmi me te cilin ata grabisin u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›