E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefehet Dritan Prifti Pse po iki nga METE Rozeta Rapushi

Ministri i shkarkuar i Ekonomise Dritan Prifti rrefeu dje se largimi i tij u be pas nje presioni gjashte mujor per te lene postin e ministrit. Nderkohe qe siguroi se largimi nga kjo detyre nuk do ta preke aspak perkundrazi do te vijoje te jete shume aktiv ne politike dhe ne mbeshtetje te koalicionit qeverises. Nje dite pas propozimeve te LSI-se per ndryshimet ne qeveri Prifti tha se dot vazhdoje qe te sherbeje ne Parlament per votat dhe mbeshtetjen e marre pavaresisht sulmeve qe sipas tij i jane bere sepse nuk u be kurre vegel e askujt. Une u perpoqa te beja me te miren. Kam dhene maksimumin tim pavaresisht se kam punuar ne nje ngarkese maksimale me presione nga te gjitha llojet perfshire dhe kercenime per jeten dhe familjen te cilen e kam denoncuar ne Prokurori disa dite me pare. Kam kaluar mijera faqe dokumente ne dite dhe kam hedhur qindra firma. Edhe kryeministri deklaroi dje se ka pasur mbi 6 muaj kerkese per te liruar vendin tim si minister. Kur presioni per detyren time eshte bere edhe mbi kryeministrin imagjinojeni presionin qe eshte bere mbi mua tha Prifti duke shtuar se presionin e ka perballuar me sukses. Nga ana tjeter ish Ministri i Ekonomise shtoi se nuk ka bere asgje ne kundershtim me ligjin gjate qendrimit te tij ne detyre ndaj paralajmeroi se nese dikush mendon se me largimin e tij si minister do ta dekurajoje kjo nuk do te ndodhe. Do jem dhe me aktiv se me pare ne politike. Une do vazhdoj te sherbej ne Parlament do vazhdoj ti rri prane elektoratit tim qe me ka votuar me shumice edhe pse nga nje parti e vogel. Do te qendroj ne mbeshtetje te koalicionit qeverises. Kam me shume arsye te kontribuoj per qeverisjen sesa per shkaterrimin e saj beri te qarte deputeti i LSI-se. Madje Prifti u shpreh deri diku i kenaqur per largimin nga detyra e ministrit cka do ti jape mundesi atij te qendroje me shume me femijet e tij. Po keshtu Prifti sqaroi dje dhe te ardhmen e tij ne Levizjen Socialiste per Integrim partine qe e propozoi per minister dhe me pas e largoi ate. Ai tha se si nenkryetar dhe themelues i kesaj force politike pavaresisht disa qefmbetjeve do te vazhdoje te kontribuoje ne kete parti. Jam themelues i LSI-se. Ka gjera qe sme pelqejne. Spriten ndersa varrosja gjyshen. Ata moren vendim. Kerkova shtyrje por se bene. Do ti kerkoj takim Metes per te pare se cdo te behet me tej. Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme sot neser do ti kerkoj nje takim zotit Meta ku ne te diskutojme me njeri-tjetrin. Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej u shpreh ai. Gjithsesi Prifti theksoi faktin se ne Kuvend eshte me votat e tij dhe i ka fituar keto zgjedhje dhe votohet per nente vite radhazi pasi njerezit e mbeshtesin.

Prifti Qejfmbetjet e mija ndaj kryesise se LSI
Ndonese me disa qejfmbetje nga koleget e tij ish Ministri i Ekonomise Dritan Prifti shprehu dje deshiren per te vijuar rrugen politike bashke dhe si pjese e Levizjes Socialiste per Integrim. Por sipas tij ky fakt nuk e pengon te thote ato keqardhje per fjalet e kolegeve te tij ne mbledhjen e kryesise se LSI-se ku u propozuan dhe ndryshimet ne qeveri dhe shkarkimi i tij nga detyra e ministrit. Ka disa gjera qe nuk me pelqyen. Nuk me pelqeu qe kur une dy dite me pare varrosja gjyshen time kryesia e LSI nuk priti qe une te isha i pranishem ne mbledhjen qe diskutoheshin keto gjera. Jo se do te ndryshonte dicka por eshte thjesht njerezore rrefeu Prifti. Madje sipas tij mbledhja e kryesise u zhvillua edhe pasi ai kerkoi shtyrjen e saj ndoshta per ne darke pas varrimit. Po keshtu sipas tij gjate mbledhjes se Kryesise se LSI Luan Rama qe eshte dhe sekretar i Pergjithshem beri disa deklarata te tipit qe do ta shohim ne se si do te perfundoje hetimi i pasurise se Priftit. Deklarate kjo qe sipas ish ministrit te le te dyshosh se ndoshta ka nje nxitje dhe nga partia e tij. Po keshtu Spartak Braho sdua te bej komente per te si prokuror i kohes se Enverit etj apo si njeri qe diten e votimit ne zgjedhjet e kaluara mbylli celularin dhe u zhduk kater dite dhe i shiti votat ne Lushnje ka thene qe klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim. Keto gjera une nuk i marr si deklarata te LSI apo si qendrime te LSI apo te Kryesise. Keto jane qendrime personale te disa individeve vijoi Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›