E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Shqiperia, progres per zgjedhjet, vizat e reformat

Shqiperia vleresohet per zhvillimin e mire te zgjedhjeve te 28 qershorit, hapat e bera ne kuader te liberalizimit te vizave si dhe perparimin ne fushen e drejtesise, lirise dhe sigurise. Ne progres raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine per vitin 2009, theksohet se zhvillimi i mire i zgjedhjeve parlamentare, i jep nje shtyse pozitive vendit tone, drejt integrimit ne BE. Po keshtu edhe realizimi ne disa reforma kyce, vleresohet si nje progres i forte. “Perparim te dukshem ne keto zgjedhje pati ne procesin e identifikimit te votuesve, kuadrit ligjor si dhe ne procesin e votimit”, theksohet ne raport. Sipas KE-se, Shqiperia eshte per t’u vleresuar per hartimin e listave te zgjedhesve, me nje regjister te ri civil, duke plotesuar keshtu nje kriter kryesor te vene nga BE. Po keshtu, vendi yne merr nota te larta per miratimin e Kodit Zgjedhor, si dhe procesin e pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit. Por pervec hapave pozitive ne zgjedhje, vendi yne u pergezua edhe per perpjekjet ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqet si dhe reformen ne sistemin gjyqesor. “Lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, se bashku me reformen gjyqesore, vazhdojne te jene perparesite e qeverise”, thuhet ne raport. Progres verehet dhe ne kompletimin e kornizes ligjore ne reformen ne gjyqesor. Ndonese ngadale, aktet nenligjore dhe ligji per pushtetin gjyqesor eshte zbatuar, sipas KE-se. Perparime theksohen ne raport se jane bere edhe ne fushen e politikes se heqjes se vizave. “Progres eshte bere porsa i perket dialogut, ne procesin e liberalizimit te vizave. Po keshtu, progres eshte bere edhe ne sigurine e dokumenteve si, shperndarja e kartave te identitetit, dhe pasaportave biometrike qe eshte duke u zhvilluar mire”, thuhet ne raport. Ne kete kuader, Komisioni Evropian, vleresoi se perparime ka pasur edhe ne fushen e menaxhimit te kufijve. Ne menyre te vecante, ne progres raportin per vitin 2009 per Shqiperine, vleresohet edhe rritja ekonomike. Ne te thuhet se, ekonomia shqiptare regjistroi nje rritje te forte dhe te qendrueshme prej 8% ne vitin 2009 dhe sipas te dhenave te autoriteteve zyrtare, prej 6% ne tre mujorin e pare te ketij viti. Rritje qe ne raport theksohet se eshte nxitur kryesisht nga investimet e medha te bera ne rrjetin rrugor. “Ka pasur nje perparim ne fushen e doganave. Shqiperia vazhdon te marre masa per te siguruar zbatimin ne kohe te reduktimeve tarifore qe rrjedhin nga MSA-ja. Mbledhja e taksave u rrit ne vitin 2008-te dhe trendi vazhdoi ne gjysmen e pare te vitit 2009”, permendet ne raport, ku theksohet se ecuria e taksave administrates eshte permiresuar.

Progresi

Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, ecuria e procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, si dhe reforma ne sistemin e drejtesise dhe gjyqesor, i kane rritur piket Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›